Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD zbulon arsyen pse shkoi në varrimin e Fatos Nanos

Deputeti i PD zbulon arsyen pse shkoi në varrimin e Fatos Nanos

Deputeti i PD, Arjan Ndoja ka sqaruar pjesëmarrjen e tij në ceremoninë mortore të ish kryeministrit Fatos Nano të dielën që shkoi.

Teksa e cilëson një veprim human në të tilla raste, Ndoja tregoi në A2CNN se një të afërm të Nanos e ka kumbar shtëpie.

Është detyrim qytetar të shkosh në morte. Është vlerësim human për një qënie njerëzore që përcillet në jetën tjetër. Djalin e tezes të Nanos e kam kumbar dhe nuk më ndalon PD e askush. Ai ka qenë një personalitet i politikës dhe për mua kundërshtarët politikë nuk jam hasëm. Unë nuk i përkas luftës së klasave”, tha Ndoja.

 

Të fundit