Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i Shkodrës largohet nga Partia e Lirisë pak para zgjedhjeve lokale, kujt do t’i bashkohet?

Deputeti i Shkodrës largohet nga Partia e Lirisë pak para zgjedhjeve

Deputeti i Shkodrës Agron Çela ka konfirmuar se është larguar nga Partia e Lirisë, por ende nuk ka konfirmuar se kujt force politike do t’i bashkohet.

Nga Partia e Lirisë jam shkëputur, por vendimet e reja do të merren më vonë”, ka thënë Çela për “5pyetjet”, duke shtuar “unë jam shumë korrekt, kam mbyllur një lëvizje me Partinë e Lirisë, po shikoj rrugë të tjera. Kam shumë oferta nga parti të tjera”.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në disa media shkruhet se deputeti ka pasur edhe një takim me kryeministrin Rama.

Çela është një nga 4 deputetët e Partisë së Lirisë të dalë dalë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ai mundi të merrte në qarkun e Shkodrës 2656 vota.

 

Të fundit