Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Parlamenti të dalë me një rezolutë, vendi ynë është i kërcënuar nga agresioni rus

Deputeti kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Parlamenti të

Në nisje të seancës plenare të Kuvendit, deputeti Tritan Shehu ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës për shkak të situatës në Ukrainë.

Kujtojmë që Rusia ka nisur sulmet mëngjesin e sotëm, ndërsa Ukrainë thotë se ka filluar pushtimi i plotë i saj.

Shehu ka thënë në Kuvend, se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s duhet të dalë me një rezolutë të qartë në lidhje me këtë pushtim.

Ai ka kërkuar që diskutimet e sotme në Kuvend të përqendrohen mbi pushtimin rus të Ukrainës, duke e quajtur një agresion të pashembullt.

"Të ndryshojë rendi i ditës. Sot jemi përpara një agresioni të madh të demokracisë dhe vlerave në Evropë. Rrezikon padyshim edhe rajoni tonë.

Parlamenti duhet të dalë sot me një rezolutë të qartë si parlamenti i një vendi të rajonit tonë që është mjaft i kërcënuar. Duhet të analizojmë mirë marrëdhëniet mes vendeve.

Duhet detyrimisht sot të diskutohet për këtë situatë të rëndë. Ne duhet të bëjmë një rezolutë dhe nuk kemi pse rrimë pasiv kundër një agresioni të tillë, pasi jemi një vend anëtar i NATO-s. Kërkoj konsensus për të arritur një diskutim të tillë dhe për një rezolutë", tha ai.

 

Të fundit