Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti nxjerr videon: Shikoni si rrezikojnë shqiptarët në gomone, mos ikni por tregojini vendin qeverisë!

Deputeti nxjerr videon: Shikoni si rrezikojnë shqiptarët në

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka publikuar një video të shqiptarëve që iu rrezikohet jeta teksa kalojnë “La Manshin” për në Britani, por që fatmirësisht janë shpëtuar nga policia franceze.

Ai thotë se edhe pse kushtet atmosferike janë përkeqësuar, asgjë nuk i ndal shqiptarët që të largohen nga vendi për shkak të se jeta është bërë e pajetueshme.

Ai dënon “arrogancën” e kryeministrit Edi Rama, ndërsa rendit disa shifra që tregojnë braktisjen masive të vendit.

“Sipas logjikës së kryeministrit tonë, shqiptarët duhet të izolohen edhe një herë si para shumë viteve. Por të dashur qytetarët e mi, nuk duhet të largoheni por të gjithë bashkë duhet ti tregojmë vendin SULLTANIT arrogant. Të ngrihemi e ta frenojmë e të rikthejmë normalitetin në vend.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor në 7 muajt e parë të vitit u regjistruar gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është dyfishuar, duke dëshmuar për një tendencë të re të rigjallërimit të emigracionit.

Ndërkohë të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 4729 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre dhe janë regjistruar si azilkërkues gjatë periudhës Janar-Qershor 2022, një shifër që është sa 80% e të gjithë kërkesave për azil në 27 shtetet e tjera të Bashkimit Europian, duke e çuar në total shifrën e aplikimeve në mbi 10 mijë. Kërkesat për azil vetëm në 6 muajt e parë të 2022-t janë më të larta se gjithë viti 2021, kur ishte shënuar dhe numri më i lartë rekord deri tani”, shkruan deputeti.

Të fundit