Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti shkon në Kuvend me shportën e ushqimeve: Këto çmime i përballojnë deputetët dhe ministrat, jo qytetarët

Deputeti shkon në Kuvend me shportën e ushqimeve: Këto

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka shkuar në Kuvend me shportën e ushqimeve bazë. Në një prononcim për gazetaraët, ai tha se duhen rreth 500 mijë lekë të vjetra në muaj për produktet bazë, pa përfshirë perimet apo të tjera.

Sula theksoi se qeveria duhet të indeksojë çmimet, sepse janë të papërballueshme për qytetarët, duke nënvizuar se të ardhurat janë të ulëta.

“Kam marrë produktet e shportës. Bëhet fjalë për çmimet dhe sërish kushtojnë 30 mijë lekë të vjetra. Imagjinoni një familje sa mund te ushqehet. Këto vetëm për disa ditë. Duhen 500-600 mijë lekë në muaj. Bëhet fjalë vetëm për këto produkte, pa përfshirë perimet. Këto çmime i përballojnë deputetët dhe ministrat, jo familjet shqiptare. Nuk e bëj për politikë, kam ndjeshmëri për qytetarët. I bëj thirrje qeverisë që të indeksojë çmimet”, tha ndër të tjera deputeti.

I pyetur nëse do t’i bashkohet protestave të paralajmëruar nga Sali Berisha, deputeti pohoi se do të jetë në çdo protestë.

Të fundit