Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti socialist uroi me foton Enver Hoxhës, PD kërkon ligj për dekomunistizimin e shoqërisë

Deputeti socialist uroi me foton Enver Hoxhës, PD kërkon ligj për

Një ditë pasi në medie u denoncua urimi i deputetit socialist Bujar Çela, i cili uroi në Ditën e Pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Në një dalje për mediet, Alibeaj kërkoi që Këshilli i Etikës të marrë masa për deputetin socialist. Partia Demokratike propozoi të paraqesë një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.

"Rasti i djeshëm i deputetit Bujar Çela tregon më së shumti që nuk është një rast i shkëputur, por më tepër se kaq. Shtron për diskutim nevojën për tu distancuar nga diktatura Enverhiste dhe ndikimi në të ardhmen. Urimi me foton e diktatorit Hoxha nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelje etike, por më tepër. Kjo tregon nevojën urgjente për dekomunizimin e shoqërisë shqiptare. Në emër të kolegëve deputetë, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë, si një reagim i domosdoshëm. Po përveç kësaj, ajo që ne kemi propozuar kryetarit të partisë, është që PD, të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare", tha Alibeaj.

 

Të fundit