Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e LSI: Rama i bëri presion BE-së për të legjitimuar “Ballkanin e Hapur”

Deputetja e LSI: Rama i bëri presion BE-së për të

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho, komentoi vendimin e BE për të mos i hapur rrugë negociatave të Shqipërisë dhe RMV-së, si edhe gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama me liderët ndëkrombëtartë.

E ftuar në RTV Ora, Xhixho tha se diskursi i përdorur nga ana e Ramës kishte si qëllim t’i bënte presion BE-së dhe të legjitimonte “Ballkanin e Hapur”. Xhixho e quajti sjelljen edhe fjalorin e Ramë stë papranueshëm.

“I gjithë diskursi ishte për të bërë një presion ndaj BE se ne kemi “Open Balkan” si alternativë. Pra për të legjitimuar atë që kanë ndërtuar dhe për ta justifikuar në opinionin publik që shih se kjo është alternativa që mund të na çojë përpara. Fjalori dhe sjellja padyshim e papranueshme. Mos të harrojmë se Shqipëria ka penalizuar Maqedoninë e Veriut me pa të drejtë”, tha Xhixho.

Të fundit