Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e PD: Çelja e negociatave duhej të ndodhte në 2013-ën, PS e bllokoi dhe e shtyu për vite me radhë

Deputetja e PD: Çelja e negociatave duhej të ndodhte në

Deputetja demokrate Dhurata Çupi komentoi si pozitiv vendimin e sotëm të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm që miratoi Qëndrimin e Përbashkët të BE-së duke hapur grupin e parë të negociatave për Shqipërinë.

Por nga ana tjetër, ligjvënësja demokrate theksoi në Ora News se ky ëdhtë një vendim i vonuar për shkak të mazhorancës së sotme, pasi do duhej të merrej që në vitin 2013-të, por socialistët në kohë në opozitë e bllokuan me vendosjen e tre kushteve të famshme, gjë që bëri që ky proces të shtyhej në vazhdimësi për vite me radhë.

Pra, duhet shumë punë dhe përgjegjësi për të ecur përpara”, u shpreh ndër të tjera Çupi. Nga ana tjetër, deputetja komentoi dhe zhvillimet e kësaj jave dhe përplasjet e mëdha me mazhorancën.

“Deri para një viti ne kemi të njëjtën situatë, ku nuk na lejoheshin të ngrinim komisionet hetimore. 

Ka një skepticizëm tek opozita lidhur me përgjegjësinë që ka Partia Demokratike ndaj këtyre sjelljeve penguese të mazhorancës, por tashmë ka një tjetër qasje që pas konflikteve që ne kemi pasur brenda vetes, tashmë ka një aktivitet të shtuar për ta ushtruar detyrën tonë si opozitë.

Por ne protestojmë ndaj një shteti që abuzon me taksat e shqiptarëve.

Ata nuk e duan opozitën dhe ndaj ka një përjashtim masiv të deputetëve nga Kuvendi.

Djegia e karrigeve ka një simbolikë të caktuar, dhe nuk ka vlerën e miliona eurove të vjedhura me incineratorët, janë miliona euro të marra nga taksat e shqiptarëve me vetëm 4 koncensionet në shëndetësi, e kështu me radhë. 

Kolegu ynë po vuan një dënim të padrejtë vetëm se foli dhe denoncoi diçka të vërtetë”, theksoi Dhurata Çupi.

 

 

Të fundit