Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku denoncon në Kuvend: Ka zyrtarë që shpërndajnë prokurime sikur i kanë pronat e tyre

Tabaku denoncon në Kuvend: Ka zyrtarë që shpërndajnë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kritikuar sektorin e prokurimeve publike 

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku tha se mungon transparenca për procedurat që ndiqen nga kjo drejtori që nga momenti i shpalljes së një tenderi të caktuar.

Ajo tha se ka zyrtarë shteti që shpërndajnë prokurime sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre.

“Kam kërkuar nga institucionet të gjithë informacionet dhe hapat që ndiqen që nga momenti kur shpallet tenderi për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike.

Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor. Sot janë një sektor që shpërndan tendera. Mund të konsiderohet drejtori varësie e kryeministrisë.

Këto standard dhe krijimi i një drejtorie që ka qendërzim të prokurimeve publike besoj se mund ta çlirojnë sektori. Ka raste pa fund të prokurimeve publike ku zyrtarë shteti shpërndajnë prokurime sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre”, deklaroi Tabaku.

 

Të fundit