Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e PD për vrasjen e gjyqtarit: Qeveria po çon qytetarët drejt vetëgjyqësive

Deputetja e PD për vrasjen e gjyqtarit: Qeveria po çon

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka dënuar ngjarjen tragjike ku gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, u vra në sallën e gjyqit.

E ftuar në News24, Hoti tha se kjo ngjarje tregon gjendjen se ku është shteti shqiptar, ku sipas saj askush nuk merr përgjegjësi.

Ajo shtoi se sot shteti drejtohet nga bandat.

“Është një ngjarje e rëndë që të vritet një gjykatës në sallën e gjyqit. Është gjendje alarmante. Imagjino që ndodh një gjyqtari. Është i vetmi shtet në botë, që drejtorin e policisë e vendos banda dhe krimi. Del ministrja e Brendshme dhe thotë; policia nuk ka detyrë që të ruaj gjykatat. Ata dalin me deklarata zyrtare. Po i çojnë shqiptarët të bëjnë vetëgjyqësi.”, tha ajo. Mes të tjerash Hoti pohoi se kryeministri Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet, por i grabiti ato përmes bandave.
“Edi Rama nuk i ka fituar këto zgjedhje, pasi i grabiti. Krimi i organizuar vendosi se kush do jetë deputet, drejtor, apo ministër. Krimi është noter i qeverisë.”, shtoi Hoti.

Të fundit