Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e PD: Protesta e 22 marsit nuk është politike, por zë i qytetarëve

Deputetja e PD: Protesta e 22 marsit nuk është politike, por zë i

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli u ka bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në protestën e sotme para Kryeministrisë në ora 18.00.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News, deputetja e ka cilësuar protestën jo thjesht si një tubim politik, por si një reagim qytetar ndaj situatës aktuale në vend.

"Dita e protestës përkon me dy momente me rëndësi simbolike për vendin: festën e Sulltan Nevruzi dhe përvjetorin e fitores së demokracisë më 22 mars 1992", tha ajo. 

Sipas saj, kjo datë përfaqëson sakrificat e qytetarëve për liri, dinjitet dhe të drejta, ndërsa sot, pas më shumë se tre dekadash, shumë prej tyre përballen me vështirësi serioze ekonomike.

Deputetja u shpreh se protesta e opozitës duhet parë si një reagim i gjerë qytetar ndaj varfërisë në rritje, kushteve të vështira të jetesës dhe fenomenit të shpopullimit.

 

Të fundit