Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e PD tregon si mund të përballohet situata e çmimeve: S’kemi krizë energjetike, por menaxhimi

Deputetja e PD tregon si mund të përballohet situata e çmimeve:

Ndërsa vendi prej javësh po përballet me rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve të shportës dhe karburanteve, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se vendi nuk po përballet me krizë energjetike, por krizë menaxhimi nga qeveria shqiptare.

E ftuar në Vizion Plus, Tabaku thotë se prej muajit mars, ka pasur një rritje artificiale çmimesh.  

“Rritja këtu është artificiale, janë rritur edhe produkte që nuk kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me çmimet jashtë. Ndryshe nga vendet e tjera të botës, këtu nuk është marrë asnjë masë nga qeveria. Ka ndodhur një fenomen që nuk ka ndodhur në vendet e tjera të botës.”

Tabaku ka treguar se si mund të përballohet kjo situatë dhe çfarë masash mund të marrë qeveria.

Në një pjesë të madhe të tregjeve, nuk kemi më një konkurrencë të lirë. Në pjesën më të madhe të tregjeve jeni në një situatë monopoli. Jemi në një sërë tregjesh, ku çmimi është rritur me një marrëveshje ndërmjet palëve.

Shteti mund të ndërhyjë nëpërmjet gjobave kur rritja është artificiale. Shteti mund të ndërhyjë në produktet e shportës duke ulur TVSH-në, siç ka propozuar edhe PD. Ka dy masa që mund të marrë qeveria: duke ruajtur konkurrencën në tregje, si dhe nxitje e stimulim konsumi duke ulur TVSH-në. Nuk është një krizë energjetike, por krizë menaxhimi, mungesë të diversifikimit të burimeve.

Të gjitha burimet që sot prodhojnë dhe janë aktivë, janë të tetë viteve të shkuara. Në këto tetë vite nuk ka asnjë investim të vetëm. Menaxhimi i të gjithë sektorit elektroenergjitik është duke u reflektuar sot në kompani që kanë vjedhur e nuk kanë investuar. Është një krizë keqqeverisje, e një sektori që është e një prej dështimeve më të mëdhaja të qeverisë”, tha Tabaku.

Të fundit