Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e PL: Qeveria dëbon të rinjtë,detyron pensionistët të punojnë

Deputetja e PL: Qeveria dëbon të rinjtë,detyron pensionistët

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, njëherësh deputetja Erisa Xhixho ka ngritur shqetësimin e braktisjes së vendit nga të rinjtë dhe rënien e numrit të lindjeve, duke bërë që Shqipëria të shkojë drejt plakjes.

Në një postim në rrjetet sociale,teksa i referohet të dhënave të INSTAT, Xhixho shkruan se qeveria po dëbon të rinjtë dhe detyron pensionistët të punojnë, sepse paratë e qytetarëve i çon për koncesione e inceneratorë fantazmë!

Postimi i plotë:

Shqipëria po plaket me shpejtësi.

Ndërsa mijëra të rinj ikin çdo vit dhe lindjet kanë rënë në minimumin historik, tregu i punës po përfshin më shumë pensionistë.

Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin që lamë pas:

jatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, për grup moshat 15-29 vjeç ishin 21 mijë të rinj më pak të punësuar se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Punësimi në këtë kategori ra me -7.7%.

Ndërkohë që grupmoshat mbi 64 vjeç u futën në tregun e punës, duke u zgjeruar me gati 50%.

Pra, mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në vitin 2022.

Këto shifra tregojnë qartë se qeveria:

Ka dështuar në politikat për të rinjtë, të cilët po emigrojnë në masë.

Ka dështuar në politikat e arsimit dhe te punësimit, që nuk u japin mundësi as të rinjve që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri.

Ka dështuar në politikat për familjen, e cila sa vjen e tkurret.

Ka dështuar në politikat për pensionistët, të cilët në përpjekje për mbijetesë detyrohen të punojnë.

Sepse pensionet në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon.

Kjo është qeveria që dëbon të rinjtë dhe detyron pensionistët të punojnë, sepse paratë e qytetarëve i çon për koncesione e inceneratorë fantazmë!

 

Të fundit