Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja Elda Hoti paraqitet në SPAK

Deputetja Elda Hoti paraqitet në SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) pas një kallezimi të bërë nga Policia, e cila e akuzon për hedhjen e një lënde të rrezikshme gjatë seancës plenare të 17 tetorit në Kuvend.

Incidenti u zhvillua në sallën e Kuvendit, kur Hoti hodhi një lëng, duke shkaktuar reagime të forta nga deputetët socialistë.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, urdhëroi Gardën që ta nxirrte deputeten jashtë sallës, një vendim që u shoqërua me reagime të ashpra nga opozita.

Në një prononcim për mediat jashtë SPAK, Hoti sqaroi se lënda e përdorur ishte thjesht një aromatizues dhe jo substancë e rrezikshme, duke theksuar se qëllimi i saj nuk ishte të rrezikonte askënd.

Të fundit