Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja: LSI do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, kemi reflektuar

Deputetja: LSI do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit,

Më 6 mars do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale dhe LSI ka vendosur të marrë pjesë në to. Kështu ka deklaruar deputetja Erisa Xhixho, duke theksuar se opozita ka reflektuar pas bojkotit që bëri në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Ajo tha se partitë duhet të përfaqësojnë qytetarët që besojnë në to, duke e cilësuar vendimin për të garuar më 6 mars si të duhurin. Xhixho u shpreh për “Ora news” se zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm, pa dhënë më tepër detaje për mënyrën se si do të garojë LSI.

“Ne do të jemi pjesë e procesit, për LSI-në gjithmonë ka pasur rëndësi standartet e zgjedhjeve. Standartet për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fatkeqësisht, kultura, historia na ka treguar zgjedhjet e fundit të përgjithshme të 25 prillit.

Mendoj se ka pasur një reflektim të asaj vendimarrje. Klasa politike mendoj se nuk mund t’i shmanget asnjë lloj zgjedhje. Zgjedhjet janë aty për të përfaqësuar qytetarët që të besojnë. Mendoj se është një reflektim i duhur. Zgjedhjet janë një moment shumë i rëndësishëm dhe duhet parë si moment për t’u ofruar qytetarëve njerëzitë më përfaqësues në vlera njerëzore dhe intelektuale”, tha deputetja.

 

Të fundit