Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja publikon të dhënat: Qeveria fallsifikon shifrat e vaksinimit, jemi të parafundit në rajon

Deputetja publikon të dhënat: Qeveria fallsifikon shifrat e

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi publikoi disa të dhëna, që sipa saj, faktojnë se qeveria po mashtron për vaksinimin. Ajo tha gjatë mbledhjes së komisionit se ndryshe nga shifrat që jep ministria, vetëm 28.8% e popullatës është vaksinuar.

Duke nënvizuar se kjo shifër nuk është sukses, demokratja shtoi Vokshi se shpenzimet dhe vëmendja për shëndetësinë janë në nivelin më të ulët, pasi qeveria është fokusuar te vjedhja e votës.

Vokshi shtoi se Shqipëria është e parafundit në rajon, sa i përket mbulesës së vaksinimit.

“I është dërguar një material Komisionit të Shëndetësisë me shifra të manipuluara, pasi thuhet që keni një mbulesë vaksinale me të paktën 43.8% me të paktën 1 dozë dhe 37.18% me të dyja dozat.

Po ju tregoj statistikat zyrtare ndërkombëtare të çertifikuara ku Shqipëria me 805 mijë doza me të dyja dozat është 23.8%, Serbia me 41.8, Mali i Zi me 34.6%, Kosova me 30.2%, Maqedonia e Veriut 35.1%, Bosnje Hercegovina është me numrin më të ulët, pra jemi të parafundit në rajon. Nuk po e krahasoj me vendet e BE-së”, tha Vokshi.

Të fundit