Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
“Der Standard”: Ndryshimet e propozuara nga Rama rrezikojnë pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri

E përditshmja austriake Der Standard ka publikuar një analizë ku trajtohet përplasja mes qeverisë shqiptare dhe drejtësisë, në sfondin e hetimeve ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas shkrimit, Kryeministri Edi Rama po ndërmerr nisma ligjore që kufizojnë mundësinë e pezullimit të zyrtarëve të lartë gjatë hetimeve për korrupsion, një hap që kritikët e konsiderojnë për pavarësinë e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe për ndarjen e pushteteve në vend.
Shkrimi i plotë:
Ajo thjesht nuk u shfaq. Në fillim të javës, në Parlamentin shqiptar u diskutua kërkesa e Prokurorisë së Antikorrupsionit për të hequr imunitetin e Zëvendëskryeministres shqiptare, Belinda Balluku, një deputete e Partisë Socialiste. Por ajo reagoi me mosrespekt. Politikania dyshohet se ka ndërhyrë në një proces publik tenderimi për shtatë projekte të mëdha rrugore në favor të një ofertuesi të caktuar.
Prokuroria e Antikorrupsionit SPAK heton prej muajsh, ndërsa Kryeministri Edi Rama po përdor çështjen për të zhvilluar një betejë personale kundër drejtësisë. Kështu, ai praktikisht minon ndarjen e pushteteve në vend. Kur SPAK në nëntor të kaluar kërkoi pezullimin e Ballukut, Rama bëri ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ai e quajti vendimin një "precedent unik dhe i rrezikshëm" dhe deklaroi se pezullimi ishte "absurd në vetvete". Por Gjykata Kushtetuese vendosi në fillim të shkurtit për pezullimin.
Rama u zemërua. Kur diçka nuk i pëlqen Ramës, ai në të kaluarën godiste tavolinën si një patron i zemëruar. Tani po shkon edhe më tej. Javën e kaluar, Partia e tij Socialiste propozoi ndryshimin e Nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale. Zyrtarët e lartë – përfshirë Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarët e Kontrollit të Lartë të Shtetit – nuk duhet të pezullohen më nëse dyshohen për korrupsion.
Disproporcionale?
Ky ndryshim ligjor do të ishte një ndërhyrje e rëndë dhe e pabazuar në pavarësinë dhe efikasitetin e drejtësisë, dhe një hap prapa në luftën kundër korrupsionit dhe favorizimit. Nëse ligji ndryshohet, do të dëmtohej barazia e të gjithë qytetarëve para ligjit – sepse një grup zyrtarësh do të përfitonte privilegje.
Pezullimi gjatë hetimeve për korrupsion siguron integritetin e hetimeve penale dhe minimizon rrezikun e ndikimit mbi provat ose dëshmitarët. Heqja e mundësisë për pezullim të zyrtarëve të ekzekutivit do të dobësonte gjithashtu ekuilibrin midis ekzekutivit dhe drejtësisë.
Ermal Hasimja, nga Forumi për Dialog Politik, mendon se ndryshimet e propozuara i shërbejnë Ramës për të parandaluar një pezullim të mundshëm të tij dhe për të mbështetur teorinë se drejtësia po ndërhyn në ekzekutiv.
Si pjesë e reformës së drejtësisë, në Shqipëri u krijua SPAK, e cila heton në mënyrë efektive dhe ka dhënë shpresë shumë shqiptarëve se drejtësia dhe barazia para ligjit mund të funksionojnë. SPAK u mbështet dhe mbrojt nga SHBA dhe partnerët e BE-së.
Por SPAK dhe Gjykata Speciale janë bërë kërcënim për pushtetin e Ramës. Përveç Ballukut, janë paditur ose dënuar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, disa ministra dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm. "Rasti Balluku ka detyruar Ramën të heqë dorë nga qëndrimi i tij i mëparshëm, më i rezervuar", thotë një politolog për DER STANDARD.
Fushatë kundër drejtësisë
Rigels Xhemollari nga OJF-ja "Qëndresa Qytetare" vëren se projektligji është një hap prapa për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe sundimin e ligjit. "Çdo person që provohet se ka abuzuar me fonde publike duhet ndjekur penalisht. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin ose të ketë status të privilegjuar ndaj qytetarëve të Republikës së Shqipërisë", thotë Xhemollari për DER STANDARD.
Për më tepër, projektligji është diskutuar vetëm midis Kryeministrit dhe ministrave të tij dhe nuk është shqyrtuar nga ekspertë ose debatuar publikisht. "Procesi ishte jo transparent dhe pa konsultime institucionale," kritikon ai.
Rama ka nisur një fushatë agresive kundër drejtësisë – përmes sulmeve publike dhe mediatike për të dobësuar SPAK. Megjithatë, SPAK sipas sondazheve është institucioni më i besueshëm nga popullsia shqiptare. "Kjo e vendos klasën politike shqiptare në një situatë shumë të pakëndshme," shpjegon Xhemollari.
OJF-ja thekson pozitivisht se Parlamenti Evropian paralajmëroi fuqishëm për pasojat që Shqipëria mund të përballet nëse Partia Socialiste sulmon pavarësinë e drejtësisë. Komisioni Evropian deri tani nuk është shprehur kaq qartë; ai përpiqet të paraqesë Shqipërinë si një lider në procesin e anëtarësimit dhe si model të suksesshëm. Së fundi, vendimi i Ramës për aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” të Presidentit amerikan Donald Trump ka shkaktuar ngritje vetullash brenda BE-së.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46