Flash News

Ditari i Opozitës

Dëshmia e Çapjas, PD: Taulant Balla ka porositur vrasjen e avokatit Gurra sepse kishte përgjime të tij

Dëshmia e Çapjas, PD: Taulant Balla ka porositur vrasjen e avokatit

Pas dëshmisë së Ardian Çapjas se një “politikan me emrin Taulant” ka dalë në përgjimet e masakrës me tre të vrarë dhe tetë të plagosur në shkurt të vitit 2016, ka reaguar Partia Demokratike.

Partia Demokratike i kërkon SPAK të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra.

Zëdhënësja Floriana Garo ka denoncuar se emri i deputetit Taulant Balla është në dosjen e bandave të Elbasanit dhe se ai ka porositur vrasjen e ish-avokatit të Çapjas, Ravik Gurra sepse ky i fundit kishte përgjime të tij.

“Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër. Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka.  Emri i tij, pa mbiemër, u shfaq para dy ditësh edhe në dëshminë e biznesmenit elbasanas, i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale, Ardian Çapja.

Si politikan, por edhe me një spaletë të re: si vrasës.  Çapja dëshmoi se avokati i tij Ravik Gurra është vrarë para tre vitesh për arsye se zotëronte përgjime të cilat implikonin një politikan të lartë. Emri i të cilit është Taulant.

Partia Demokratike dhe kryetari i saj e kanë denoncuar pafund implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike.

Emri i tij është shfaqur edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Nuredin Dumani e ka përmendur emrin e tij, si funksionar i lartë i Partisë Socialiste në dëshminë e tij për prokurorët. Por nga Dumani deri te Çapja, Taulant Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan qe porosit vrasje”, tha zëdhënsja.

 

Të fundit