Flash News

Ditari i Opozitës

"Dëshmitar ishte edhe një gazetar", Berisha: Rama është i shkallmuar, gjithë ditën theu karrige

"Dëshmitar ishte edhe një gazetar", Berisha: Rama

Një reagim i papërmbajtur i kryeministrit Edi Rama në fillim të javës duke i rënë tavolinës me grushte, ka bërë xhiron e mediave sociale.

Rama tha se ishte emocional për shkak se defekti teknik i ndërpreu komunikimin me qytetarët. Sakaq, krye u PD Sali Berisha tha se kjo sjellje e Kryeministrit Rama tregon tjetër situatë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se Kryeministrit i ka ardhur fundi.

Madje sipas Berishës, atë ditë që i ndodhi incidenti, Rama ka thyer edhe karrige.  

“Ai është i shkallmuar tani. Erdhi në fundin e tij ai. E mori fundin. Ai pardje ka qenë gjithë ditën duke thyer karrige, sille këtu Baton Haxhiun të flasë, sille, se ka qenë me të aty. Vazhdoi ajo historia e tavolinave”, tha Berisha. 

I pyetur se kush fshihet pas identitetit Nesti Angoni që ka bërë denoncimin ndaj Erion Veliajt, Sali Berisha u shpreh: “Nesti Angoni është Lubia, është me Bistrin që ka dhënë të dhëna. Bistri regjistronte çdo njeri pa kaluar në prokurori, në gjykata”.

Të fundit