Flash News

Ditari i Opozitës

Dështim i negociatave? Spaho në Report Tv: Ka ende shpresë!

Dështim i negociatave? Spaho në Report Tv: Ka ende shpresë!

Demokratët kanë shpresa se deri në zgjedhjet lokale të 14 majit mund të arrihet një marrëveshje për të dalë me një kandidat të përbashkët. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se ka shpresa për një vendim racional.

“Sa kohë që zgjedhjet ende janë relativisht larg, gjithmonë ka kohë për të marrë një vendim racional, që të dalim me një kandidat”, tha Spaho.

Spaho është i mendimit se kjo gjë duhet bërë me anë të primareve, teksa theksoi nga ana tjetër se pozicioni i Sali Berishës, nuk mund të vihet në diskutim.

 

Të fundit