All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Dështimi i bisedimeve ne PD, Paloka: Nuk e prisja! Eliminimi i primareve nuk ishte në diskutim

All - Paragraf - 1

Dështimi i bisedimeve ne PD, Paloka: Nuk e prisja! Eliminimi i primareve

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, njëherësh negociator për diskutimet e bashkimit të PD-së ka komentuar sërish dështimi i bisedimeve ne PD.

All - Paragraf - 3

Duke folur në emisionin “Opinion”, Paloka la të kuptohet se në grupin tjetër mungonte vullneti dhe dëshira për marrëveshje dhe se eliminimi i primareve nuk ishte në diskutim.

“Nëse do ishim në linjën e dëshirës për ta arritur këtë bashkëpunim nuk do ishte ky problem. Çfarë na ndodhi ditën e fundit? Doli ai propozim që u bë publik dhe nuk kishte pse të bëhej publik, se ne kishim rënë dakord derisa të arrinim në një përfundim nuk do bëhej publik. U bë publik, dakord.

Aty kërkohej që veç barazisë, të ngrihet një strukturë e re ku unë e ti të jemi përfaqësuar barabartë dhe vendimet të merren unanime. Pra në minutën e parë fillojmë gjejmë mekanizma bllokues.

Unë jam investuar personalisht në këtë pjesë dhe as nuk e prisja këtë që ndodhi. Ne ishim në diskutime. Po t’i kthehesh historisë primaret nuk janë diskutuar. Është diskutuar për të gjetur brenda primareve modalitete dhe aty ku ne shohim që një kandidat , pavarësisht i kujt është…

Pra, eliminimi i primareve nuk ishte në diskutim, papritur dolëm tek çështja e primareve”, tha Paloka.

 

Të fundit