Flash News

Ditari i Opozitës

Dështimi i negociatave, Paloka: Nuk vumë asnjë kusht, grupi i Alibeajt donte të vendoste veton

Dështimi i negociatave, Paloka: Nuk vumë asnjë kusht, grupi i

Reagon Edi Paloka, Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe i mandatuari për bisedimet me grupin e Enkelejd Alibeajt pas dështimit të negociatave.

Në një prononcim për mediat, Paloka tha se ndaj tyre nuk u vendos asnjë kusht, ndërsa sipas tij grupi i Alibeajt donte të vendoste veton.

Paloka: Nëse nuk duan të bashkëpunojmë, nuk bashkëpunojmë hiç. Që në ditën e parë kanë qenë primaret.

Statuti edhe i vjetri, ai që sot e konsiderojnë të tyren, edhe ai ka primaret. Nuk ka asnjë pikë që ne të na përplaste për primaret.

Në deklaratën e tyre kërkohej praktikisht eliminimi i gjithë strukturave të ngritura të PD-së, nga një vit sakrificash, kërkohej eliminimi i strukturës.

Theksohej që kërkohej një strukturë jashtë këtyre aktuale dhe të merrnin votë unanime.

Sikur njëri prej tyre të kundërshtonte, i gjithë procesi binte poshtë. Kishte një veto që bëhet që kur ditën e parë mendon se si ta bllokosh këtë proces. Pse duhej vendosur një veto. Unë mund ta kuptoj që kjo mund t'i kërkohej Edi Ramës, por t’i kërkosh brenda partisë.

Unë kam biseduar me zotin Bardhi në Parlament. I kam thënë pikërisht këtë që po ju them ju. Pse duhet të krijojmë ngërçe për proces. Nuk po na detyron njeri të futemi këtu. Nëse nuk duan të bashkëpunojmë, nuk bashkëpunojmë hiç.

Të fundit