Flash News

Ditari i Opozitës

Dështimi i negociatave në PD, Bardhi mbledh nesër grupin e deputetëve

Dështimi i negociatave në PD, Bardhi mbledh nesër grupin e

Sot dështuan negociatat në Partinë Demokratike, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të nxjerrë nga një kandidat të vetëm për zgjedhjet e 14 majit.

Pasditen e kësaj të marte, grupi i Alibeajt njoftoi në media se nuk është arritur asnjë marrëveshje me grupin e Sali Berishës, e për rrjedhojë kërkon të dalë me kandidatë të vetë në zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkohë, një ditë pasi PD nuk gjen rrugën e marrëveshjes, deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar që të mblidhet me deputetët në degën numër 7 të Partisë Demokratike në Tiranë. Në rendin e ditës, sipas njoftimit të shpërndarë nga i mandatuari i Enkelejd Alibeajt, janë diskutime në lidhje me vendimet që do të merren prej tyre për bashkimin ose jo me PD-në zyrtare, të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha.

"Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, me rend dite:

“Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD.”.

Bashkëlidhur qëndrimi i sotëm i Grupit Parlamentar të PD”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

 

Të fundit