Flash News

Ditari i Opozitës

Dështimi i negociatave në PD, Lela: Vendimi i grupit të Alibeajt, vetëvrasje politike

Dështimi i negociatave në PD, Lela: Vendimi i grupit të Alibeajt,

Gazetari dhe drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, komentoi dështimin e negociatave për bashkimin e PD.

Duke folur në një lidhje me Skype në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, Sipas Lelës vendimi i grupit të Enkelejd Alibeajt për të braktisur bisedimet për bashkimin e Partisë Demokratike dhe për të dalë më vete në zgjedhjet lokale është vetëvrasje politike.

Lela tha se Enkelejd Alibeaj nuk e dëmton PD-në.

"Primaret janë platformë e shkëlqyer e bashkimit nëse me grupin tjetër është e pamundur, me pjesë të këtij grupi me individë nga ky grup duke i ofruar platformën e pimareve ku mund të dalin nga qorrsokaku dhe të bëhen individë dhe eksponentë politikë përmes primareve.

Të vijnë të votohen. Ka ende shpresë për negociata dhe bashkim. Ka vullnete të ndryshme në atë grup që nuk mendojnë të gjithë njësoj. Ky vendim i sotëm mendoj se është një vetëvrasje politike."-tha Lela.


 

Të fundit