Flash News

Ditari i Opozitës

Dështojnë negociatat me BE, Berisha-Ramës: Shkak nuk është Bullgaria, por vjedhja e zgjedhjeve në mandatin e tretë

Dështojnë negociatat me BE, Berisha-Ramës: Shkak nuk

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk arritën të zyrtarizojnë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Berishës, në një postim në Facebook, shkak nuk është vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, por mandati i tretë i qeverisë Rama që sipas tij është marrë me vota të vjedhura.

Reagimi i plotë:

“Mandatin e trete nuk e fitove, por e vodhe!

Prandaj kurre nuk çelen negociatat me ty!!

Te dashur miq,

I sfazuar nga ‘JO’ e madhe e lidereve te BE per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, Edi Rama u soll sot ne samitin ne te cilin tha se nuk do te shkonte, si nje dhi e zgjebosur qe mban bishtin perpjete!

Ai rrahu gjoksin duke thene si me krenari se: ‘M’u ndesh te fitoja nje mandat te trete qe te vazhdoja te prisja per celjen e bisedimeve dhe ishte shume te thoja te verteten qe arsyeja nuk eshte thjesht Bullgaria.’

Ne fakt, i them ketij hokatari, shkaku kryesor sic pohon edhe ai vete, nuk eshte Bullgaria, por pikerisht mandati i trete i rrembyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky eshte shkaku i te gjitha shkaqeve qe me te BE nuk hap negociatat me Shqiperine.

Me Edi Ramen negociatat nuk hapen kurre!

Me 7 korrik te gjithe jeni te ftuar ne proteste!

Largimi i Rames eshte shpetimi i Shqiperise!”, shkruan Berisha.

 

Të fundit