Flash News

Ditari i Opozitës

Dështon Komisioni i “Zgjedhores”, Salianji: Teatër i pështirë i mazhorancës

Dështon Komisioni i “Zgjedhores”, Salianji: Teatër i

Deputeti demokrat Ervin Salianji foli pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Për mediat, Salianji tha se ky ishte një teatër i pështirë i mazhorancës. Demokrati tha se mbledhja u bojkotua për dy vite me radhë.

Salianji u shpreh se kjo është pengmarrje e drejtuesve të dalë me votat e PD dhe tallje me qytetarët.

Salianji: Një teatër tjetër i pështirë i maxhorancës pavarësisht se 7 deputetë që kanë marrë dhe me dhunë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, u bojkotua mbledhja si në dy vite me radhë, kanë dy vite që nuk bëjnë asgjë, e thanë hapur që do të gjejnë forma të tjera si të adresojnë problematika, ky është regjimi që kemi.

Të fundit