Flash News

E-TJERA

Detaje nga pezullimi i zyrtarëve të Kadastrës/ Nëna kallëzoi dy djemtë, si u tjetërsua prona në Tiranë

Detaje nga pezullimi i zyrtarëve të Kadastrës/ Nëna
Foto Ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga pezullimi i 7 zyrtarëve të Kadastrës në Tiranë, të cilët tjetërsuan një objekt dhe e legalizuan atë si hotel.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, thuhet se denoncimi për tjetërsimin e objektit ka ardhur nga një shtetase e identifikuar si V.K, e cila është mashtruar duke u tjetërsuar prona e ndodhur në adresën Rruga “Reshit Çollaku” nr.1001 Tiranë.

Mësohet se dy vëllezër, pronën e babait e cila ishte ndërtuar në vitin 1995, ia kishin marrë nga pronësia nënës dhe e kishin kaluar në emrin e tyre. Kalimi është kryer me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës.

Objekti në fjalë është legalizuar në datën 05.10.2015 dhe janë pajisur me certifikata pronësie dy demjtë, Elvis dhe Endri Turtulli. Djemtë kanë deklaruar se hoteli është ndërtuar në vitin 1998 kur të dy kanë qenë përkatësisht nga 18 dhe 16 vjeç, por nëna e tyre ka hedhur poshtë deklarimet.

Ajo ka sqaruar se godina është ndërtuar në vitin 1995 dhe ka qenë e pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të bashkëshortit të saj B. T.

“Në lidhje me dokumentet e pronësisë mbi objektin, kallëzuesja deklaron se është zhdukur nga djemtë e saj në hipotekën e Tiranës. Në fund të vitit 1998 ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj, shtetasi Beqir Qzim Turtulli”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

 

Të fundit