Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Stërvitja e madhe ushtarake në Shqipëri, ish-ministri i Brendshëm për Politiko: Mesazhi që do t’i japë Vuçiç dhe miqve të tij rusë
Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i stërvitjes me trupa të ushtrisë amerikane “Defender Europe /21, e cila konsiderohet si një nga më të mëdhatë në Europë.
Ndërsa pritet të zhvillohet nga data 1 maj deri më 14 Qershor, duke përfshirë dhe vende të tjera të Ballkanit, Shqipëria ka nisur përgatitjet për këtë operacion, që dy ditë më parë mblodhi në tryezën e presidentit Ilir Meta ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, së bashku me Gjeneral Major Joseph Jarrard, zëvendës Komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Europë, si dhe liderët e politikës, kryeministrin Edi Rama dhe përballë tij, kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Por, çfarë është në vetvete kjo stërvitje me shumë bujë dhe çfarë do të thotë kjo për vendin tonë?
Politiko.al bisedoi me ish-ministrin e Brendshëm (teknik), Dritan Demiraj, i cili prej kohësh jeton në Michigan të Shteteve të Bashkuara.
Duke iu referuar edhe karrierës së tij ushtarake, Demiraj ka zbardhur detaje rreth këtij operacioni, që siç thekson në intervistën e mëposhtme, për Shqipërinë do të ndikojë në forcimin, transmetimin e profesionalizmit, rritjes së bashkëpunimit, efikasitetin dhe konsolidimin e Forcave të Armatosura.
Po ashtu, ish-ministri thekson se kjo stërvitje e madhe do të përkthehet edhe si një mesazh për presidentin serb, Alexandër Vuçiç dhe miqve të tij Rusisë dhe Kinës “se vendet e NATO-s dhe kufijtë e saj gjeografikë dhe politikë janë të pacenueshme dhe thjesht një ëndërr e parealizueshme për daljen e tij në Adriatik dhe në Detin Mesdhe 4”.
Gjithashtu, ndërsa ‘ethet’ e fushatës elektorale sa vijën e shtohen, ish-ministri Demiraj nuk ka lënë pa komentuar edhe aktualitetin politik në vend.
Rreth 6 mijë trupa ushtarake të SHBA do të zhvillojnë në Shqipëri një nga stërvitjet më të mëdha të Forcave të Armatosura. Si do ta komentonit ju këtë nismë, që vjen për herë të parë?
Stërvitja ushtarake e NATO-s “Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që trupat e NATO-s zhvillojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në rajon në kontekstin e pjesëmarrjes së mbi 4000 trupave ushtarake amerikane dhe rreth 1000 trupave nga njësitë e ndryshme ushtarake të vendit tonë.
Qëllimi i kësaj stërvitje është testimi i gatishmërisë luftarake, kapaciteteve operacionale dhe ndërveprueshmërisë midis trupave dhe njësive të ndryshme të aleancës, duke parashikuar skenarë të ndryshëm që nga rreziqet asimetrike, sulmet terroriste, deri tek planëzimi i operacioneve luftarake mbrojtëse dhe sulmuese.
Në këtë stërvitje marrin pjesë më shumë se 17.000 forca amerikane dhe 14.000 trupa ushtarake nga 26 vende anëtare të NATO-s. Vlen të theksohet se brenda stërvitjes “Defender Europe 21”, do të zhvillohen në periudha dhe rajone të ndryshme katër stërvitje të tjera si “Immediate Response”, “Swift Response”, “Saber Guardian” dhe “Astral Knight” ku do të përfshihen forcat detare, ajrore dhe tokësore.
Kjo stërvitje zhvillohet jo vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe në shtetet fqinje anëtare të NATO-s si në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Greqi.
Në territorin e Shqipërisë kjo stërvitje do të zhvillohet në poligonin kombëtar të Bizës, në Zall Herr, Gjadër, Rinas, Kuçovë dhe në bazën detare të Pashalimanit, pra do të përfshijë tre komponentët kryesorë tokësorë, detarë dhe ajrorë së bashku me angazhimin efektiv të forcave speciale.
Në Bosnje-Hercegovinë kjo stërvitje do të zhvillohet në bazat ushtarake Glamoc, në aeroportin ushtarak Mahovijani dhe në bazën Manjaca në Banja Luka.
Në Kroaci ajo do të zhvillohet në bazën stërvitore Slunj, në bazën ajrore Zadar, në Benkovac dhe në portin e Zadarit, ndërsa në Greqi do të zhvillohet në bazën e stërvitjes të ushtrisë greke Petrokhori, në portin Alexandropuli dhe në Aetos.
Si pjesë e lojërave luftarake do të përfshihen të gjitha zhvillimet gjeo-politike të kohëve të fundit, rreziqet dhe kërcënimet nga vendet jo miqësore, përfshirë operacionet kundër-terroriste, skenarë të kërkim-shpëtimit dhe emergjencave civile.
Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë në vitin 2009, erdhi si pasojë e reformave të gjata në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes. Një kontribut të madh në këtë proces në nivelin politik kanë dhënë qeverisja e Partisë Demokratike me liderin e saj z. Sali Berisha si dhe ish-Ministrin e Jashtëm z. Lulzim Basha. Ky anëtarësim për vendin tonë zgjidhi përfundimisht problemin klasik të sigurisë sonë kombëtare. Qëllimi kryesor i NATO-s është ruajtja e lirisë dhe sigurisë të vendeve anëtare të saj përmes mjeteve politike dhe ushtarake. Në këtë kuadër ajo bashkëpunon në lidhje me çështjet e Mbrojtjes dhe Sigurisë me aleatët e saj, për të shtuar besimin dhe në një kontekst më afatgjatë, për të parandaluar konfliktet e mundshme në rajonin tonë.
Shqipëria ndër vite ka kontribuar në misione luftarake dhe paqeruajtëse, ku më cilësori dhe i suksesshmi ka qenë ai i forcave speciale BOS gjatë misioneve “Eagle 1-8” në Kandahar, Afganistan. Për këtë arsye dhe jo vetëm, Shqipëria si vend aleat i NATO-s dhe për kontributet e dhëna në kuadër të angazhimit në këtë organizatë, vazhdon të vlerësohet nga aleatët tanë Strategjik për të qenë vendi mikpritës për stërvitjen “Defender Europe 21”.
Çfarë do të thotë për Shqipërinë ky operacion?
Pjesëmarrja në operacionet stërvitore dhe stërvitje ndërkombëtare të këtyre përmasave, do të ndikojë në forcimin, transmetimin e profesionalizmit, rritjes së bashkëpunimit, efikasitetin dhe konsolidimin e Forcave të Armatosura të vendit tonë.
Eksperiencat e fituara në operacionet e ndryshme të paqes, operacionet luftarake jashtë vendit kanë ndihmuar në rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e elementëve të ndërveprueshmërisë të FA në stërvitjen që do të zhvillohet në muajt Maj-Qershor 2021.
Si përfundim realizimi me sukses i kësaj stërvitje, tregon dhe një herë besimin e madh që kanë SHBA-të dhe NATO tek Shqipëria. Gjithashtu kjo stërvitje do të ndihmojë edhe komunitetin në rajonet e stërvitjes, pasi do të ketë aktivitete argëtuese, kulturore dhe sportive në qendrat e banuara dhe zonat rurale ku do të zhvillohet stërvitja.
Pasi e komunikoi publikisht këtë projekt, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim tha se kjo stërvitje tregon qartë rëndësinë që ka puna e ngushtë me aleatët dhe miqtë e NATO-s për SHBA, por nga ana tjetër është cilësuar edhe si një ‘demonstrim force’ ndaj influencës ruse. Po ju si e shihni?
Pushtimi i Gjeorgjisë në vitin 2008, aneksimi i jashtëligjshëm i Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, konflikti në Ukrahinën Lindore në vitin 2014 dhe në vazhdim, përfshirja në konfliktin e Libisë 2019, përfshirja në luftën civile në Siri 2015 dhe në vazhdim, përfshirja në zgjedhjet politike në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Bosnjë Hercegovinë ka ndikuar në proceset e vendimmarrjes së NATO-s, në mbrojtje të integritetit territorial të vendeve anëtare dhe jo vetëm.
Rajoni i Ballkanit në këtë kontekst që në kohët e hershme por edhe sot ka qenë dhe vazhdon të jetë arenë e ndarjes së influencës ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Nëse i shikojmë në terma gjeo-politik dhe gjeo-strategjik është një zonë gjeo-politike e luftës kundër interesave Ruse dhe Kineze. Shqipëria dhe dy e vendet e tjera të anëtarësuara kohët e fundit Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, nuk janë akoma në gjendje të kenë mundësi dhe pajisje të transportit strategjik të trupave në çdo rajon dhe vendkrizash. Në këtë kontekst, SHBA dhe NATO vlerëson Shqipërinë për ta ndihmuar në realizimin e këtyre objektivave.
Kjo për Shqipërinë do të konsolidonte një territor më të sigurt, brenda kufijve të hapësirës së NATO-s. Tashmë SHBA-të dhe NATO janë të qartë, me plane konkrete operative në objektivat e tyre strategjike të sigurisë, të cilat vijnë pas zhvillimit të një sërë stërvitjesh të përbashkëta të suksesshme në vendet e Baltikut dhe tani me stërvitjen “Defender Europe 21” që do të zhvillohet në periudhën Maj-Qershor 2021.
Padyshim kjo stërvitje i jep një mesazh të qartë edhe deklaratave në vazhdueshme kërcënuese në rajon të ish-ministrit të Milosheviçit, Alexandër Vuçiç dhe miqve të tij Rusisë dhe Kinës se vendet e NATO-s dhe kufijtë e saj gjeografik dhe politikë janë të pacenueshme dhe thjesht një ëndërr e parealizueshme për daljen e tij në Adriatik dhe në Detin Mesdhe 4.
Përgatitjet për këtë stërvitje vendosën përballë në tryezën e Presidentit, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, me prezencë edhe të kryediplomates së SHBA, Yuri Kim dhe zyrtarë të tjerë të lartë në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare. Cili është roli i politikës në këtë pikë?
Zhvillimi i një stërvitje të këtyre përmasave nga SHBA dhe NATO, sigurisht kërkon një angazhim aktiv të nivelit të lartë politik dhe ushtarak të çdo anëtari të NATO-s. Në këtë kontekst, organizimi i një takimi nga Presidenti i RSH, Z.Meta, me zëvendëskomandantin e Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, Gjeneralmajor Joseph F. Jarrard si dhe pjesëmarrja e Kryeministrit, Kryetarit të Opozitës z. Basha dhe ambasadores të SHBA në Tiranë Znj. Yuri Kim, flet qartë për rëndësinë që ka për Shqipërinë si anëtare e NATO-s, ky besim që i është dhënë nga aleati ynë kryesor strategjik SHBA.
Nëse do ta analizonim nga ana protokollare e pjesëmarrjes në nivelin politik të organizmit ndërmjet ambasadës së SHBA-së dhe Presidencës së RSH, mendoj se nga përfaqësuesi diplomatik i SHBA-së është përcjellë një mesazh mjaft i qartë që zoti Basha, si Kryeministri i ardhshëm i RSH pas zgjedhjeve të 25 Prill 2021, të jetë prezentë dhe të informohet për angazhimet dhe detyrimet e qeverisë shqiptare për të suportuar FA të RSH në realizimin sa më me sukses këtë stërvitje të rëndësishme për FA dhe Shqipërinë.
Nëse mbetemi te politika, sa e sigurt ndihet PD-ja se më 25 prill do të ndodhë rotacioni politik dhe çfarë duhet të bëjë ndryshe për ta siguruar atë?
Partia Demokratike ndihet e sigurt në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, pasi i gjithë populli shqiptar tashmë e ka parë, ndjerë dhe përjetuar katastrofën e udhëheqjes tetë vjeçare nga qeveria më e kriminalizuar në historinë e Shqipërisë postkomuniste.
Së dyti, lidershipi i PD në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të vendit kanë përgatitur një plan ekonomik, plan social, për sigurinë kombëtare dhe rendi publik, plan për shëndetësinë, arsimin dhe ndalimin e largimit të rinisë sonë të dashur. Pas 25 prillit Shqipëria do t’i kthehet qytetarëve, qeveria e dalë nga vota e lirë do të punojë për interesin publik dhe jo për pasurimin e dhjetë oligarkëve.
Së fundi, me partinë Demokratike, FA dhe ushtria shqiptare do të futen një fazë të re zhvillimi, modernizimi, rritje kapacitetesh operacionale, etj pasi qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të ketë një qasje krejt të ndryshme për FA dhe efektivat e saj.
Gjatë katër viteve do të rritet çdo vit buxheti i mbrojtjes, do të promovohen në karrierë ushtarakët më të mirë, do të largohet përfundimisht politizimi në FA, politizim i cili u fut në çdo qelizë të ushtrisë nga Mimi Kodheli & Co.
Suela Furriku/ Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38