Flash News

Ditari i Opozitës

Detaje të reja nga marrëveshja/ Si do të listohen kandidatët e partive të vogla, PD-LSI me një listë në dy qarqe

Detaje të reja nga marrëveshja/ Si do të listohen kandidatët
Basha me aleatët

Detaje të reja kanë dalë nga marrëveshja e kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët. Në dokumentin që do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk do të ketë të përcaktuar me numër se sa mandate apo në çfarë niveli përfaqësimi do të jenë partitë aleate në listat e kandidatëve që do të hartohen në 5 mars.

Partia Demokratike është zotuar se aleatët do të përfaqësohen me emra kandidatësh në listë, në bazë të rezultateve të mëparshme zgjedhore. Poshtë emrit të koalicionit opozitar do të shkruhen emrat e partive që janë pjesë e koalicionit.

Sot është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në KQZ. Marrëveshja është duke u firmosur nga aleatët, të cilët po shkojnë njëri pas tjetrit në selinë blu.

Sipas Report tv, PD dhe LSI do të dalin me lista të veçanta, por në dy qarqet Dibër dhe Kukës do të ketë vetëm një listë.

Të fundit