Flash News

Ditari i Opozitës

Detyrim paraqitje për protestuesit e mitur, Noka: Iu bënë presion për t'i akuzuar si grup kriminal

Detyrim paraqitje për protestuesit e mitur, Noka: Iu bënë presion

Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtatë të miturit e arrestuar gjatë protestës së opozitës.

Pas vendimit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi qeverinë dhe policinë për dhunë dhe manipulim ndaj të rinjve.

Noka deklaroi se të miturit kishin dhunuar barbarisht në qelitë e komisariatit dhe paralajmëroi se përgjigja për këto akte do të jepet në protestën e datës 20 shkurt. Ai denoncoi gjithashtu përfshirjen e një punonjësi policie si “psikolog” të të miturve, duke e cilësuar këtë si një akt të papranueshëm për një vend demokratik.

Noka: E para, arrestimi i minorenëve dhe keqtrajtimi i tyre është një akt mizor që në asnjë vend demokratik nuk ndodh. Ata minorenë sot deklaruan të gjithë që janë dhunuar barbarisht në qelitë e komisariatit.

E dyta, që tregon, se sa akte kriminale kryen narko-policia, është fakti që edhe psikologun që jua kanë servirur si psikolog të miturve ka qenë punonjës policie. Dhe kjo është shumë e rëndë. Nuk ndodh në asnjë vend demokratik përveçse në regjime. Kjo gjë që ka ndodhur me grupin e të miturve.

Shqiptarët janë në protestë, të rinj, të reja. Kanë ardhur familje të tëra, sepse, kanë ardhur familje të tëra në protestë. Sepse kjo është protestë qytetare, kjo është revoltë qytetare.

Presioni ju është bërë për t'i akuzuar si grup i strukturuar kriminal. Është në kufijtë e çmendurisë. Ajo që ka ndodhur në qelitë e komisariateve me këta minorenë. Individë që kanë ardhur me familjet e tyre për të protestuar, akuzohen dhe shantazhoheshin, keqtrajtohen, dhunohen që të pranojnë që kanë qenë bashkë dhe janë organizuar. Janë grup i organizuar. Kjo është, kjo nuk mund të përshkruhet. Po kjo tregon një gjë tjetër. Terrori, dhuna tregon panikun. Ata mendojnë se me këtë formë do t'i nënshtrojnë demokratët. Jo. Sa më shumë, të ushtrojnë terror dhe dhunë, aq më shumë revolta rritet dhe aq më shumë do shkohet drejt kryengritjes.

Datën 20 do ta marrë përgjigjen edhe banditi dhe të gjithë banditët me uniformë, Prodat dhe të tjerët, që kanë dhunuar, keqtrajtuar dhe terrorizuar minorenet. Por do ta marrë edhe Edi Rama si kreu i narko-shtetit. Nuk ka ndalim.

Të fundit