Flash News

Ditari i Opozitës

Dha dorëheqjen para 8 ditësh, por në rrjetet sociale Basha e quan veten ende kryetar të PD

Dha dorëheqjen para 8 ditësh, por në rrjetet sociale Basha e quan

Nëntë vjet pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës, kryetari i saj Lulzim Basha dha dorëheqjen.

Në 21 mars, ai tha se përpjekja e tij për bashkimin e PD-së dështoi dhe se po e ndërmerr këtë hap për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore.

Por, pavarësisht se kanë kaluar 8 ditë nga kjo vendimmarrje dhe dinamika e zhvillimeve ka marrë tjetër rrjedhë në selinë e PD dhe përfaqësuesve të saj, Lulzim Basha e quan veten ende kryetar të PD në rrjetet sociale.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, statusi i tij në Facebook, Instagram dhe Twitter mbetet i pandryshuar, duke e shfaqur publikisht akoma si kreu i Partisë Demokratike.

Dha dorëheqjen para 8 ditësh, por në rrjetet sociale Basha e quanDha dorëheqjen para 8 ditësh, por në rrjetet sociale Basha e quanDha dorëheqjen para 8 ditësh, por në rrjetet sociale Basha e quan

 

Të fundit