Flash News

Ditari i Opozitës

“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhje”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim

“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhje”,

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka deklaruar se do të përdoren të gjitha mjetet e mundshme në zgjedhjet e 2025.

Në një bisedë në studion e Klan News, Këlliçi shprehet se nuk do t’ua falin mandatin e katërt socialistëve.

Ndër të tjera demokrati nuk ka kursyer edhe akuzat ndaj SPAK ku tha se po përdoren të gjitha manyrat për ta zhbërë opozitën.

Këlliçi: Ndikon në pikën që ne po j’ua bëjmë të qartë qytetarëve që tentativa e SPAK është për ta çuar opozitën në zgjedhje të dëmtuar, të copëzuar dhe për të zhbërë opozitën në vend që të mos bëhen më zgjedhje, por të bëhen votime. E gjithë paranoja e Edi Ramës për të shkuar në një proces zgjedhjesh të lira dhe të ndershme do duhet të përkrahet me ndërhyrhjen brutale të SPAK në zgjedhje. Si ka mundësi që 6 muaj para zgjedhjeve të dy drejtuesit e partive më të mëdha opozitare ndodhen njëri i arrestuar në shtëpi dhe tjetri në burg, ndërkohë personi që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shteti që është Edi Rama është i lirë.

Do shkojmë në zgjedhje dhëmbë për dhëmbë. Dy duar për një kokë, me çdo mjet që do të kemi në dorë, ne këtyre mandatin e katërt nuk j’ua falim, ta harrojnë. Dy duar për një kokë, me çdo formë do të futemi në zgjdhje. Ne votime nuk ju lëmë.

Të fundit