Flash News

Ditari i Opozitës

Dhënia e dekoratave, Salianji: Po e politizoni për të marrë vota, kompetencë e presidentit dhe jo e kryeministrit

Dhënia e dekoratave, Salianji: Po e politizoni për të marrë

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kundërshtuar projektligjin, që i jep të drejtë qeverisë për të vendosur dekorata. Sipas tij, kjo është një detyrë e Presidentit të Republikës.

Salianji hodhi akuza se pas kësaj fshihet tentativa për të siguruar vota. Ai u shpreh se demokratat po politizohen, ndërsa ngriti një sërë pyetjes për përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve.

“Mendoni ju apo ekspertët që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij projektligji që duke i dhënë të drejtën kryeministrit për të dhënë dekorata e politizoni edhe këtë akt. Duke marrë rastin e fundit që ai sot merr edhe politizon edhe medaljet e sportistëve që dalin kampionë.

Edhe dekoratat doni të politizoni?! Edhe me dekorata doni të merrni vota? I jepni të drejtë edhe ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes për të dhënë dekorata.

Në dokumentin që keni sjellë përcaktoni edhe numrin e dekoratave. Si e përcaktoni ju kush janë njerëzit që spikasin apo kanë merita të veçanta. Si përcaktohet, si e keni vendosur numrin për këtë çështje. A keni ju konsultuar edhe me jurist apo presidentin e republikës për t’u shprehur për këtë çështje?

A është cenim i kompetencave që sot e ka Presidenti i Republikës? A keni pasur ju kontakt, pse sot nuk kemi përfaqësues nga Presidenti i Republikës kur cënohet në mënyrë të drejtpërdrejt një nga kompetencat e tij?”- u shpreh ai.

 

Të fundit