Flash News

Ditari i Opozitës

"Dhuna antiligjore ndaj protestës paqësore vazhdon", ish-deputeti: Pas 25 prillit, opozita komision hetimor për dhunën policore

"Dhuna antiligjore ndaj protestës paqësore vazhdon",
Foto Ilustruese/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka reaguar përsa i përket marshim-protestave të cilat kanë përfshirë vendin pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo shkruan se pas 25 prillit opozita duhet të angazhohet dhe të ngrejë një komision hetimor qeveritar për protestuesit që janë keqtrajtuar nga radhët e policisë.

Sipas Pollos, policia po tregon paligjshmëri me dhunën ndaj protestuesve paqësor, ndaj edhe duhet të ndëshkohet.

“Dhuna antiligjore e policisë së qeverisë rilindiste po vazhdon; edhe ndaj protestës paqësore ku mungojnë vandalizmat anësore siç e pamë dje, edhe ndaj të miturve siç e kemi parë gjithë këto ditë. Që t’a dinë mirë që sot se paligjshmëria do të ndëshkohet opozita të angazhohet për një komision hetimor qeveritar mbas 25 prillit, i cili, bazuar në raportet e Avokatit të Popullit, shoqatave për të drejtat e njeriut, medias etj., të hetojë e të gjejë shkelësit në rradhët e policisë e t’ja dorëzojë Drejtësisë”, shkruan Pollo.

Të fundit