Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Mal të Zi, Berisha: Akt kriminal racist i rëndë

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Mal të Zi, Berisha: Akt kriminal

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aktin e rëndë të dhunimit të tre shqiptarëve në Mal të Zi.

Berisha shkruan se, ky është një akt i rëndë me motive raciste.

Kryedemokrati ka kujtuar edhe dhunën policore të ushtruar ndaj ish-këshilltarit të presidentit, Petraq Milo.

Postimi:

Një akt kriminal racist i rëndë!

Dhunimi i tre të rinjve shqiptar duket për motive etnike në Malin e Zi nga grupe kriminale dhe me uniformë paramilitare ultranacionaliste, përbën një akt të verbër racizmi primitiv të rëndë dhe të dënueshëm.

Kjo dhunë nuk është një rast i izoluar mbasi vjen pas dhunës shtetërore që policë në pikëkalimi kufitar ushtruan ndaj profesorit të nderuar Petraq Milo. Këto akte të nxitura nga ultranacionalistët e Beogradit vjinë në kundërshtim të hapur me projektet serioze për marrëdhënie miqësore dhe vlerën e këtyre marrëdhënieve midis vendeve fqinje.

Duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurve dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe autorët e kësaj dhune shtazore, kërkoj nga autoritetet e vendit fqinj, të cilët kanë arrestuar pesë prej banditëve, t’i vendosin para ligjit, sponsorët, organizatorët dhe autorët e këtij akti të shëmtuar.

Të fundit