Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna ndaj Gjekmarkajt, reagon Salianji: Rama i urren intelektualët, këto janë përpëlitjet e fundit të tij

Dhuna ndaj Gjekmarkajt, reagon Salianji: Rama i urren intelektualët,

Ervin Salianji reagoi nga qelia pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj deputetit ryetarin demokrat, Agron Gjekmarkaj, i cili përfundoi në spital.

Salianji shkruan në Facebook, se Rama i urren intelektualët, pasi para tyre del në pah cektësia e tij. Sipas tij, ky është fundi i pushtetit të Ramës.

"I uroj shërim e rikuperim të shpejtë mikut e kolegut Agron Gjekmarkaj. Edi Rama është i dhunshëm, dhe ata që ai urren më shumë, janë intelektualët para të cilëve del në pah cektësia e dijeve të tij.

Të mburresh pa turp se je gjasme nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nënkryetar Kuvendi, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.

Këto janë përpëlitjet e një të dëshpëruari që përtej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Edi Rama është një prej dështimeve më të mëdha të vendit e të këtyre dekadave liri.

Si furacak i madh, kërkon të mbahet me akte dhune përmes skalioneve ushtarake, nga ku mendon se merr doza trimërie.

Është fundi i tij i dashur Agron!

Ai mendon se duke burgosur kundërshtarët, duke i dhunuar ata, duke i përndjekur, do shtojë jetëgjatësinë në karrige. Por në fakt po bën të kundërtën.

11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe", shkruan Salianji.

Të fundit