Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna ndaj Kujtim Cakranit, reagon Berisha: Akt shtazor i sponsorizuar nga Edi Rama

Dhuna ndaj Kujtim Cakranit, reagon Berisha: Akt shtazor i sponsorizuar nga Edi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur me dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani, në Vlorë.

Në një postim në Facebook, Berisha në emër të PD, i ka uruar shërim të shpejtë avokatit ndërsa e ka cilësuar dhunën të “sponsorizuar nga organizata e Edi Ramës.”

“Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar.

Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë.

Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit Kujtim Cakrani, dënon me forcën më të madhe këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapregatitur shtetëror të frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale dhe ju rikujton atyre se përgjegjësia direkte është e tyre dhe se drejtësia vonon por nuk harron”, shkruan Berisha.

Të fundit