Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna ndaj Nallbatit, Berisha: Urdhri u ekzekutua nga krimineli Sokol Bizhga

Dhuna ndaj Nallbatit, Berisha: Urdhri u ekzekutua nga krimineli Sokol Bizhga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga spitali i Traumës ku ndodhet deputeti Bledion Nallbati, ka akuzuar Edi Ramën për sulmin.

Sipas kryedemokratit, urdhri i Ramës është ekzekutuar nga krimineli Sokol Bizhga.  

Berisha: Deputeti, deputeti Bledion Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do ketë pasoja të tjera nga goditja, pasoja të vonshme quhen nga goditja apo jo.

Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, njëri nga figurat më të urryera dhe kriminelët më të damkosur me uniformë në Republikën e Shqipërisë.

E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin me urdhër të, me urdhër të Edi Ramës, se do ketë përgjegjësi gjer ditën e fundit të tij. Ky akt i shëmtuar.  Sokol Bizhga është një nga, është njeriu, njeriu që i ka djegur kolegun makinë, që ta dini ju, dhe e ka mbathur kur banditat në Sarandë kanë djegur Genc Memetin.

Të fundit