Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna ndaj opozitës në protestë, Këlliçi: U porosit nga Erion Veliaj

Dhuna ndaj opozitës në protestë, Këlliçi: U porosit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës ndaj protestuesve sot në protestën e Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi shprehet se dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD është porositur nga Erion Veliaj.

“Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!!

Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik!

Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marë përgjigjen e merituar në protestën e radhës”, shprehet Këlliçi.

Të fundit