Flash News
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Presidenti Trump
Dhuna ndaj protestuesve më 20 shkurt, Bardhi: Kallëzim penal në AMP, efektivët do mbajnë përgjegjësi
Gjykata vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 4 protestuesit e arrestuar më 20 shkurt.
Në seancë morën pjesë edhe deputetët demokratë Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja. Bardhi foli për mediat duke thënë se kishte depozituar kallëzim penal dhe ankimim në AMP në lidhje me punonjësit e policisë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve të shoqëruar.
"Dje kallëzim penal dhe ankimim në AMP. Secilit prej tyre duhet t’i bëj një paralajmërim publik, dhuna është akt personal dhe ka pasoja personale. Çdo punonjës i veshur me uniformë duhet të zbatojë ligjin. Secili prej tyre është identifikuar do mbajë përgjegjësi penale dhe personale.
Secili prej tyre janë në moshë të re dhe nuk kanë bërë rezistencë. Janë dhunuar gjatë shoqërimit dhe në Komisariat. Kur tejkalohet ligji nënkupton që kanë një mllef personal", deklaroi Bardhi.