Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna ndaj qytetarëve në protestë, Bardhi-policisë: Kapni bandën e Elbasanit, jo ne

Dhuna ndaj qytetarëve në protestë, Bardhi-policisë: Kapni

Protesta e opozitës në Tiranë ka vijuar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Kalimi në rrethrrotullimin e Zogut të Zi është hapur pjesërisht, ku protestuesit janë zhvendosur në një anë të rrethit dhe po lejohet kalimi i mjeteve drejt rrugës së Durrësit.

Policia ka ndërhyrë për të hapur kalimin edhe në rrugën e Elbasanit, por është hasur në rezistencën e protestuesve që kërkojnë të mbajnë të bllokuar akset kryesore. Përdorimi i autobusit me ujë nga policia ka shkaktuar tensione të mëtejshme, veçanërisht në aksin përballë Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit janë shpërndarë me forcë.

Një tjetër incident ka ndodhur te rrethrrotullimi i Sheshit Wilson, ku pati përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të policisë. Forcat e rendit kërkuan hapjen e rrugës, por protestuesit, të cilët kishin marrë leje për protestën, nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve.

Kreu i Grupit të PD, Gazmend Bardhi, ka akuzuar policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës, duke kërkuar që forcat e rendit të drejtohen kundër bandave kriminale, siç e quajti ai, të Elbasanit.

Të fundit