Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna ndaj tre të rinjve shqiptarë, Xhaferri: Agresion i frymëzuar nga qarqet serbo-ruse

Dhuna ndaj tre të rinjve shqiptarë, Xhaferri: Agresion i

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas dhunës ndaj tre të rinjve shqiptarë në Herceg Novi të Malit të Zi, nga 8 serbë.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se dhuna është frymëzuar nga qarqet serbo-ruse që kërkojnë destabilizimin e Ballkanit. Xhaferri kërkon që agresorët të marrin dënimin e merituar.

Ai rikujton rastin e Petraq Milos i cili po ashtu, u dhunua nga efektivët malazezë në doganë.

Postimi:

Akti i dhunës barbare ndaj tre të rijnve shqiptar,Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci në Herceg Novi të Malit të Zi, nga një grup prej 8 personash është një akt i rëndë.

Ky agresion është i frymëzuar nga qarqet serbo-ruse që kërkojnë destabilizimin e rajonit.

Tre të rinjve që janë tashmë pranë familjeve të tyre u uroj shërim të shpejtë dhe u kërkoj autoriteteve malazaze të dënojnë agresorët në raport me shkeljen e rëndë që ata kanë kryer.

"Mëkati" i vetëm i tre të rijnve tanë ishte një flamur shqiptar në automjet e nesër secili prej nesh që mbajmë kudo simbolet kombëtare në automjet mund të biem pre e këtyre akteve vandale.

Ky nuk është një rast i veçuar pasi, Profesori, Petraq Milo pak muaj më parë u bë viktimë e dhunës së një oficeri  malazez në doganë, por edhe mërgimtarët tanë nga Kosova bien pre e vandalizmave gjatë kthimit të tyre në atdhe.

Nuk e kemi luksin që vandalizmave dhe akteve të tilla primitive t'u kthehemi me të njejtën monedhë pasi në kulturën tonë miku është i shenjtë, por Shteti Shqiptar duhet të angazhohet që agresorët të marrin dënimin e merituar.

Nëse shteti shqiptar nuk e kryen këtë mision shqiptarët do dinë të vetëmbrohen siç kanë bërë ndër mote.

Të fundit