Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna në Krujë, Noka: Shteti i është dorëzuar të fortëve

Dhuna në Krujë, Noka: Shteti i është dorëzuar të

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Borizanë, përmes një reagimi në Facebook.

Noka shkruan se dhuna ndaj dy qytetarëve tregoi se shteti është dorëzuar në kontrollin e plotë të të fortëve. Deputeti shkruan se ngjarja është një turp për policinë dhe qeverinë që përfaqësohet nga barbarë.

Noka thotë se ata që dhunuan Bilbil dhe Jashar Majën janë fytyrat e pushtetit grabitqar.

Postimi:

Dhuna burracake ndaj dy qytetarëve tregoi se shteti është i dorëzuar kontrollit të të fortëve të zonës. Policia e Shtetit ka frikë të ndalojë dhunuesit.

Pret urdhra nga politika, sa të kthehet kryeministri e të shkruajë një nga ato autokritikat me lotë në sy që i mësoi shkolla e partisë. Ngjarja është turp për shtetin, për policinë dhe për partinë qeverisëse që përfaqësohet nga barbarë. Si mund të ketë zgjedhje të lira në Krujë me këta barbarë që dhunojnë qytetarët për të heshtur një komunitet të tërë?

Ky pushtet i dhunshëm që kanë sot në duar vjen si rezultat i asaj që ndodhi më 14 maj. Ndjehen zotër mbi tokë. "Kokat le të hanë", thotë i pari i tufës. Ç'mund të presësh prej tyre, garë të ndershme?! Respektim të të drejtave e vullnetit popullor?!

Janë fytyra pa maskë e një pushteti grabitqar që i sheh shqiptarët si pre. Nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira!

Të fundit