Flash News

Ditari i Opozitës

“Dhuna në protesta”, Vasili-Çuçit: Veprime horrash që marrin peng qytetarët

“Dhuna në protesta”, Vasili-Çuçit: Veprime

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi pas akuzave për dhunën e policisë në protesta.

Sipas Vasilit, është bërë e udhës që persona pa asnjë mjet identifikimi në protesta i arrestojnë personat, i marrin zvarrë dhe i dhunojnë.

Sipas tij, ky është një veprim ilegal dhe horrash.

Është bërë normë dhe mënyrë të vepruari dhe ndërhyrja e dhunshme e personave me kapuç të zi pa asnjë mjet identifikimi që dhunojnë dhe marrin zvarrë protestuesit dhe aq më keq në rastin e fundit kur protestat ishin tërësisht paqësore.

Këta njerëz të cilët u ngjajnë vërtet gangsterëve që s’kanë lidhje fare me policinë ndërhyjnë dhe izolojnë personat i arrestojnë i marrin zvarrë dhe i dhunojnë. Kemi dhe të tillë civilë prapë me kobure në brez, njerëz të vetmuar të izoluar vërsulen si shtazë mbi ta dhe e gjithë kjo situatë zhvillohet në sytë e publikut dhe i vetmi preokupacion i regjistruar me zë dhe figurë është që drejtuesit e policisë i njoftojnë dhe i tërheqin vëmendjen të kenë parasysh se ka kamera ka mjete të identifikimit.

Pra është krejtësisht një veprim ilegal, një veprim horrash të cilët duan të bëjnë cdo lloj paligjshmërie por preokupacioni vetëm është që ata të mos identifikohen. Nuk e di se cili nga ju në sallë do pranonte të rrëmbehej dhe të dhunohej nga horra të këtij niveli”, u shpreh Vasili.

 

Të fundit