Flash News

Ditari i Opozitës

Dhunimi i avokatiti me shkopinj bejsbolli, PD: Është viktima e regjimit Rama-Doshi, policia të zbardhë ngjarjen

Dhunimi i avokatiti me shkopinj bejsbolli, PD: Është viktima e

Deputetja e zgjedhur më 25 prill e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas dhunës së ushtruar ditën e sotme në Sarandë mbi avokatin 39-vjeçar Marjel Mejdini.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se avokati 39-vjeçar është aktivist i PD-së dhe një qytetar model. Ajo u bën thirrje autoriteteve dhe policisë që të hetojnë ngjarjen duke vënë para drejtësisë autorët. Sipas Zhupës qeveria është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij. Ajo shton më tej se Marjel Mejdini është viktimë e regjimit Rama- Doshi.

Postimi i plotë:

Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt.

Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi eshte goditur barbarisht nga persona te panjohur.

I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar.

Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij. Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit.
Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi!

Të fundit