Flash News

Ditari i Opozitës

Dhunua ndaj avokatit të Berishës, Argita Malltezi: U sulmua për shkak të detyrës

Dhunua ndaj avokatit të Berishës, Argita Malltezi: U sulmua për

Vajza e kreut të PD-së, Argita Malltezi ka vizituar tek spitali i Traumës avokatin Sokol Mëngjesi.

Në një prononcim për Top Channel Malltezi u shpreh se ai u sulmua për shkak të detyrës.  

"Avokati u sulmua për shkak të detyrës. Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është. Nuk ka asnjë konflikt tjetër. Ai është në reanimacion nuk e takova dot por fola me familjarë dhe mjekë. Duhet të presim për të parë gjendjen e tij.", tha ajo Top Channel.

Ai u dhunua barbar nga tre persona ende të paidentifikuar.

Nga ekzaminimet e para avokati Sokol Mëngjesi ka dy fraktura në kokë, megjithatë pritet t’i bëhen edhe ekzaminime të tjera, pasi këto janë rezultatet e para gjatë ekzaminimit me skaner.

Të fundit