Flash News

Ditari i Opozitës

"Dhunues përsëritës", Berisha i përgjigjet ministres Koçiu: Ajo dhe Rama janë të pashpresë!

"Dhunues përsëritës", Berisha i përgjigjet

Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj akuzave të ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e cila e cilësoi atë dhe protestuesit e opozitës si dhunues dhe përgjegjës për sulmet ndaj policisë.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha e quajti atë dhe kryeministrin Edi Rama “të pashpresë” dhe kërkoi dorëheqjen e tyre, duke denoncuar skandalet e shumta të qeverisë dhe dhunën e përdorur për të mbrojtur interesat private.  

Sali Berisha: Jeni të pashpresë. Kjo është përgjigja ime ndaj tyre.    
Largohuni sa më shpejt, jepni dorëheqjen.
Mos mendoni se... unë e di dhe u them shqiptarëve se Edi Rama është absolutisht i gatshëm të ndezë Shqipërinë për të mos u dorëzuar tek drejtësia.
Të dashur qytetare dhe qytetarë, ju lutem ta kuptoni dhe ta mendoni se ky njeri, në qindra dhe mijëra firma, ka kryer krime qindra dhe mijëra krime sepse janë këto firma, të cilat sollën tunelin e Llogarasë, aeroportin e Vlorës, portin e Durrësit.
Janë këto firma të cilat i dhanë Olsi Rams 37 mijë metër katrorë tokë të pronarëve të repartit ushtarak.
Janë këto firma të Edi Ramës, të cilat i dhanë Bolinos së tij 4 mijë metër katrorë tokë të pronarëve në qendër të Tiranës. Me katër vendime me emra.
Janë këto firma të Edi Ramës, me të cilat AKSHI u shndërrua në sipërmarrjen e tij private, në kopshtin e tij privat.
Janë këto firma që u dhanë Troplinëve 5 kulla dhe 12 pallate në tokë publike.
Janë këto firma në qindra vendime që janë vendime krimi.
Ndaj dhe Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka dhe të mos dorëzohet tek drejtësia.
Por, ju e patë, shqiptarët e kanë kuptuar, ndaj dhe ishin dje më shumë se kurrë në protestën kundër tij.
Por dje nuk ishte vetëm bulevardi.
Po Brukseli si ishte?
E morët vesh besoj? Ishte kartoni i zi. Mos guxo të bllokosh drejtësinë se integrimi zhbëhet dhe kjo është vetëm njëra masë.
Unë mund t’u them, nuk po ndalem se nuk më takon të komentoj brendinë e takimit, por takim të atillë pothuajse nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Të fundit