Flash News

Ditari i Opozitës

Dhurata Çupi: Nuk kam zhgënjim për përfshirjen në listën e hapur të PD-së, synimi është rikthimi në pushtet

Dhurata Çupi: Nuk kam zhgënjim për përfshirjen në

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka komentuar renditjen e saj në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit. E ftuar në studion e News24, Çupi ka theksuar se nuk ndjen zhgënjim për përfshirjen e saj në këtë proces dhe e konsideron si një hap pozitiv për partinë.

Deputetja demokrate e vlerësoi listën e hapur si një proces me dinjitet politik, duke shtuar se qëllimi kryesor i PD-së mbetet rikthimi në pushtet dhe ndalja e korrupsionit qeveritar.

"Jam pjesë e PD që nga fillimet e saj dhe kam hyrë në strukturat qendrore pas një vote në Këshillin Kombëtar në vitin 2009. Nuk kam asnjë zhgënjim. Do të isha e zhgënjyer nëse nuk do të më jepej mundësia për të kandiduar, por kjo nuk ka ndodhur. PD ka një program dinjitoz për qytetarët dhe lista e hapur është një mundësi për të garantuar përfaqësim të drejtë. Synimi është i qartë: të sjellim PD-në në pushtet dhe t’i japim fund nivelit të lartë të korrupsionit që ka mbërthyer vendin," u shpreh Çupi.

Të fundit