Flash News

Ditari i Opozitës

Dialogu Rama-naftëtaret, Kryemadhi: Kryeministri i la gratë 25 ditë në grevë urie për kokëfortësi

Dialogu Rama-naftëtaret, Kryemadhi: Kryeministri i la gratë 25
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas dakordësisë mes kryeministrit Rama dhe grave naftëtare për të dialoguar.

Teksa ndodhej në një takim nga njësia nr.7 në Tiranë, Kryemadhi u shpreh se Rama i la gratë naftëtare të vuanin 25 ditë në grevë urie, vetëm për shkak të kokfortësisë së tij.

Më tej ajo shton se situata do të zgjidhej disi edhe nëse Rama do të ulte për 2 ditë cmimin e naftës.

“Sot, gratë naftëtare thanë se po dalim nga greva se do bashkëbisedojnë me kryeministrin. Në 25 ditë ai i la gratë e Ballshit të vuanin të shkojnë nëpër spitale, duhet t’i linte këto gra vetëm për shkak të kokëfortësisë së tij 25 ditë në grevë urie.

Duhet të linte familjet e naftëtarëve për 20 muaj pa paguar rroga, kur këto para mjafton vetëm dy ditë të ulte çmimin e naftës. Sot çmimi i naftës është 1600 lekë kur Shqipëria prodhon 23 mijë fuçi naftë në ditë, Maqedonia prodhon 240 fuçi nafte në ditë është 900 lekë. 

 Arroganca dhe forca e tij për të nënshtruar shpërfillur qytetarët ka kaluar çdo mjet”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit