Flash News

Ditari i Opozitës

Diaspora në 11 maj, Paloka: Ramës i ka dalë jashtë parashikimeve numri i shqiptarëve të regjistruar

Diaspora në 11 maj, Paloka: Ramës i ka dalë jashtë

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka shprehet se vota e diasporës pritet të bëjë ndryshimin në mënyrën e shpërndarjes së mandateve pas zgjedhjeve të 11 majit.

Duke folur në Syri tv, ai shprehet i bindur se ajo mund të jetë vendimtare në këto zgjedhje, ndërsa shton se Ramës dhe KQZ, shifra prej 240 mijë të regjistruar u ka dalë jashtë parashikimeve. 

"Pas mbylljes së primareve dhe regjistrimit të koalicionit ku PD është drejtuëese e koalicionit, dërgimi dhe mbyllja e listëts së kandidsatëve do të depozitohet. Është lista e koalicionit. Kjo është arsyeja që jo vetëm, të atij debatit për t´i dhënë përgjigje se përse u bënë primaret…këtij debati i është dhënë prgj pa nisur procesi. Në fund do ketë një kolaicion dhe primaret do kenë vlerën e tyre, janë klasifikuese dhe nr.i votave që është kërkuar për të kaluar në turin tjetër, ka qenë e përcaktuar kaq e ulët që të mos krijojë probleme e konflikte. Kandidatët që vlerësohen nga baza do kenë edhe rkiteret nga kryesia, të bëhet lista përfundimtare e koalicionit.

PS ka 20 vjet që me Ramën në krye që nuk bën zgjedhje fare, por zgjedhjet që bën Rama, listat e PS janë mbushur me banditë, gjysma në burg për krime ordinere e pjesa tjetër për korrupsion e vjedhje. Dihet përzgjedhja e PS që bën. Në vend që të merren me ato që s´bëjnë farë zgjedhje, merren me defektet që mund të kenë pasur primaret brenda PD.

S´është nr.i pakonsiderueshëm 240 mijë votues, mund të jetë determinant për zgjedhjet e 11 majit, duhet parë shpërndarja nëpër qarqe. Krahasuar me numrin e atyre që janë larguar vitet e fundit, mbase është nr.i vogël. Në 10 vitet e fundit janë larguar 1 mln e 200 mijë shqiptarë, këtu ka shumë elementë që ka ndikuar vec informacioniz.

PS nga info i kishte bërë llogaritje jo më shumë se 20-30  mijë shqipatrë të regjistruar e kështu ka ecur e KQZ, dhe shifra ju ka dalë jashtë parashikimeve edhe PS edhe KQZ: Nuk e di se si do të procedohet më tutje. Është tregsues i mirë për ne, që PS i ka dalë jashtë projeksionit këto shifra të larta. Rama vijon me propagandën e vet dhe realiteti është shumë ndryshe. Këta që janë larguar pavarësisht fotove me Ramën, ia kanë thënë në sy Ramës se kanë ikur pasi nuk jetohet më në Shqipëri", tha Paloka. 

Të fundit